Hapet në Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë “Shqipëri-Japoni”

0
65

Është hapur në Tiranë Dhoma e Tregtisë  dhe Industrisë “Shqipëria po nis si një përpjekje që do i shërbejë rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Gjatë  fjalës së tij presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë po njëherazi dhe konsulli i Përgjithshëm nderi i Japonisë në Shqipëri Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se Dhoma ka për qëllim të favorizojë zhvillimet e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh, ndërmjet korporatave këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar si dhe  çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në Shqipëri, biznesi japonez punëson rreth 3 mijë vet, të cilët kanë standard shumë të lartë profesional dhe të ardhura mjaft të mira,. Natyrisht do të ketë më shumë hapësira në të ardhmen. Kjo Dhomë e Tregtisë mes Shqipërisë dhe Japonisë është shumë  e rëndësishme pasi ka për detyrë që të rrisë numrin e bizneseve, të ndërpresë hemoragjinë që po rrezikon seriozisht vet ekzistencën tonë.”

Shkruaj nje koment