Hapja e kufirit per shqiptaret levizje minimaliste ne Kakavije

Nje dite pasi Greqia lejoi hyrjen e shtetasve shqiptar situata ne piken kufitare te Kakavijes paraqitet e qete . Sipas te dhenave per jugunews.net nga drejtoria e kufirit dhe emigracionit ne kete pike kufitare gjate 24 oreve te fundit kane hyre ne total 1110 persona . Konkretisht 450 persona ne hyrje dhe 660 ne dalje te Republikes se Shqiperise. Te gjithe shtetasit shqiptar qe duan te udhetojne drejt shtetit fqinj duhet te jene te pajisur me nje test pcr negativ te kryer brenda 72 oreve ose rapid test , certifikaten e vaksinimit si edhe te ken kryer aplikimin online PLF. Kuota ditore e lejuar nga pala greke vazhdon te mbetet 1500 persona.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment