Hapja e negociatave: Shqipërinë e pret një Jo e madhe, Maqedonia e Veriut ndryshe…

0
114

Situata e rënduar politike në Shqipëri, ditë pas dite po bëhet krye lajm në mediat dhe kancelaritë më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Kështu ditën e sotme agjencia e njohur e lajmeve, POLITICO.eu, në një shkrim kushtuar zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë bën parashikimin e keq, se të paktën me vendin tonë do të përsëritet i njëjti skanar si edhe vitin e kaluar.

“Argumentet e Komisionit nuk i bindën të gjitha vendet anëtare as vjet, dhe Franca me Holandën, efektivisht e bllokuan fillimin e bisedimeve”, shkruan POLITICO, duke ju referuar vendit tonë. Gjithashtu media e njohur shkruan, se është shumë e qartë se edhe këtë herë rezultati do të jetë i njëjtë. Avokatët e hapjes së negociatave me dy vendet ballkanike argumentojnë se lëvizja do të siguronte që BE të mbetej një influencë e fortë në gjymtyrën e saj juglindore, përballë konkurencës nga fuqitë e tjera, përfshirë Rusinë Kinën dhe Turqinë, vazhdon artikulli.

“Por skeptikët të prirë nga Franca, argumentojnë se BE nuk duhet të merret me zgjerimin derikur të jetë reformuar për vete dhe të vetëqeveriset më me efektivitet”, shton POLITIKO.

Kritikët gjithashtu theksojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë që karakterizojnë vendet e Ballkanit, që do të sillnin më shumë probleme në BE, shkruhet po aty.

Media kujton skenën e një viti më parë kur “në një takim të ministrave të BE në Luksemburg qershorin e shkuar, shumica e vendeve argumentuan pro hapjes së bisedimeve me Tiranë e Shkupin. Por pozicioni i prirë nga Parisi dhe Haga, me mbështetjen e Kopenhagenit, bëri që çështja të shtyhej për një vit, sepse vendimet e zgjerimit bëhen me unanimitet”.

Parashikimi është se një tjetër takim i Këshillit, më 18 qershor, duket se do të përfundojë në të njëjtën mënyrë-me një shtyrje të paktën me një muaj apo dy, në mos më shumë.

“Nëse bisedimet e zgjerimit nuk marrin dritën e gjelbër, kjo nuk mund të jetë njësoj për të dy vendet. Nëse Maqedonia ka fituar lëvdata të gjera për marrëveshjen me Greqinë, kriza e fundit politike në Shqipëri i ka dhënë Parisit arsye të mjaftueshme për t’i thënë Jo Tiranës”, theksohet në artikull.

Shkruaj nje koment