Harrohet inceneratori i Vlores

0
59

Mbetjet urbane në Vlorë vijojnë të grumbullohen në të dalë të qytetit në një vendgrumbullim jashtë standardeve të menaxhimit, i cili prej kohësh është i tejmbushur dhe herë pas here shpërthen në zjarr.

“Depozitimi i mbetjeve në fushën aktuale të grumbullimit është bërë i rrezikshëm për shkak të grumbullimit të gazit metan dhe vatrave të zjarrit, që provokohen edhe nga temperaturat e larta,” thotë Edmond Leka, drejtori i Ndërrmarrjes se Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Vlorës.

Bashkia e Vlorës priste që ta zgjidhte çështjen e trajtimit të mbetjeve me landfillin e ri të Sherishtës që në qershor 2021, por afati është shtyrë disa herë dhe punimet kanë mbetur në vendnumëro prej janarit të këtij viti.

Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri.

Shkruaj nje koment