Harta e re gjyqësore/ Avokatët njoftojnë bojkotimin e seancave: Shkel të drejtat e individëve dhe kufizon aksesin në drejtësi

0
179

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë për seancat në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Bojkoti do të bëhet nga data 14 deri në datën 17 qershor. Ky reagim vjen pas miratimit të hartës së re gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë thotë se ky vendim është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Gjithashtu shton se cënon rëndë aksesin në drejtesi të individit. Sipas avokatëve, reduktimi i gjykatave lë hapësire për shkelje.

Vendimi i ri parashikon që të ketë 13 gjykata të Shkallës së Parë, 2 administrative dhe 1 Apeli për të gjithë vendin.

“Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë konstaton dhe i bën prezent gjithë opinionit publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqsore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta.

Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative. Me keqardhje konstatojmë se ky vendim është në përputhshmëri dhe ne perkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuara në proceset penale, civile e administrative të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve.

Me këtë vendim u injoruan haptazi gjithë problematikat dhe argumentet e parashtruara nga ana e Organeve drejtuese të Dhomës Qendrore dhe atyre vendore gjate procesit të  diskutimit te draftit në shkallë vendi, fakt i cili tregoi qarte formalitetin, paragjykimin dhe abuzivitetit në mosmarrjen në konsideratë të mendimit te grupeve të interesit, përfshi Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë si një nga aktorët kryesor në procesin e dhënies së  drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here