Harta e re gjyqësore, Manja: Është gjykuar të kemi një Gjykatë Apeli

0
189

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa foli për hartën e re gjyqësore, ka hedhur propozimin të jetë vetëm një Gjykatë e Lartë.

Në Konferencën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian tha se nuk do të ketë ndryshime ligjore që të detyrojë vetting-un të çojë në Prokurori rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar.

“Ne kemi pasur dy sugjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh çështjesh se ajo e Gjirokastrës, sugjeruam që dhe për shkak të logjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën. Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat. Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, pse aty, se gjykata e Lushnjes do shkrihej dhe do shkonte ne Fier”, tha Manja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here