Harta me Kosovën pjesë e Serbisë, Rama: S’ndodhi asgjë e keqe se doli 1 minutë prej saj

0
122

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pas skandalit të hartës së publikuar një ditë më parë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit të mbajtur në Tiranë,  ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Në një postim në twitter, Rama justifikohet se harta ishte prezantim i Spanjës dhe kjo e fundit nuk e njeh ende Kosovën.

Madje, Rama e kalon këtë skandal me nota humori duke thënë se rajonit nuk i ndodhi asgjë e keqe nga dalja 1 minutë e Kosovës nga harta.

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, shkruan Rama

Shkruaj nje koment