Haxhi: Ironike dhe fatkeqësi kur Berisha kujton poetin Havzi Nela dhe i drejtohet Edi Ramës për krimet e të atit

0
21

Nga Everest Haxhi

Ironia më e madhe dhe fatkeqësia jonë kur Sali Berisha kujton sot në Kukês poetin Havzi Nela dhe i drejtohet Edi Ramës për krimet e të atit.

Dakord Zotëri por kur ?? Kur ajo ndërgjegja jote do reflektojë ndonjëherë dhe ti drejtohet djalit të Rustem Gjatës, Çlirimit dhe të përkujtojë famulltarin e ndjerë Hilë Gjoni ? Një Zot e di !! Çlirim Gjata deputet I PD dhe sot anëtar i kryesisë së Foltores që ti me koshiencë të plotë e promovon dhe e ke ngjitur në majat e formacionit tënd politik!

Si Çlirimi ka plot që ti I mban dhe I promovon se e ke porosi nga baballarët e tyre ndërsa të përndjekurit ti I le pa pasuri, pa tokë dhe pa dinjitet!

Ti ndoqe taktikat mizore të Sigurimit dhe I lançove në vitet e para të demokracise nëpër poste, gjykatës me kurse 6 mujore, Shefa Policie, Dogana vetëm për ti diskretituar, siç ndodhi kur i largove me turp pasi dështuan dhe justifikove veten me këtë.

Kujdes nga djalli kur të ofron dhurata por fukarenjtë dhe të dërmuarrit e kampeve të përqëndrimit dhe internimeve nuk rezistuan se besuan me shpirt se ti ishe “ëngjëlli mbrojtës” .

Le të vazhdojë të dali Simon Mirakaj të mbrojë Ty dhe Ilir Metën. Popull ynë ka provuar se është pa memorie, vetëm interesa të vogla dhe pa principe morale. Dhe ti e njeh mirë popullin se ashtu e njoh te dhe ati yt shpirtëror.

Tamam si “Gazeta 55” që e botonte Fahri Balliu me miratimin tënd të plotë dhe që guduliste antikomunizmin tënd imagjinar.

Kjo klasë politike pa dallim majtas e djathtas janë produkt i Partisë se Punës dhe krahut të saj terrorist Sigurimi i Shtetit.

Bojkotoni të keqen, mos mbani shpresë te Berisha e Meta dhe shoku i tyre, djali plangprishës Edi Rama.

Mos u bëni pragmatistë me të ardhmen e fëmijëve tuaj duke bërë analiza pa fund se cili midis tyre është e keqja më e vogël. E keqja mbetet e keqe!!

Shkruaj nje koment