Hedhja pa kriter e inerteve në lumenj, një në pranga

0
165

Hedhja pa kriter e inerteve në shtretërit e lumenjve është një ndër faktorët kryesorë të pasojave ekologjike e mjedisore si dhe të daljes së tyre nga shtrati duke shkaktuar dëme të shumta gjatë përmbytjeve që këtë dimër kanë qenë jo të pakta në Gjirokastër.

Megjithatë, të rralla kanë qenë rastet e ndëshkimit ndaj personave që kryejnë këto vepra penale. Rasti më i fundit i ndëshkimit ka qenë ditën e djeshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Tepelenë njofton se është bërë ndalimi i shtetasit A.Q, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në Bënçë në vendin e quajtur “Përroi i Thatë”, gjatë punimeve të segmentit rrugor Tepelenë – Lekdush, ka hedhur pa leje një sasi inertesh në tokë shtetërore.

Por Neni 199 i Kodit Penal me të cilin ai akuzohet parashikon dënim me gjobë ose burgim gjer në gjashtë muaj.

Përvoja ka treguar se shpesh dënime të tilla anashkalohen dhe përgjegjësit rifitojnë shpejt lirinë, ndërsa vepra të tilla penale ripërsëriten në vazhdimësi.

Pasojat i vuajmë të gjithë.

Shkruaj nje koment