
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës se ka nisur puna për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës- Prishtinë. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi më shumë bashkëpunime mes dy vendeve dhe jo vetëm në raste festash.