Hepatiti i fëmijëve i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Një rast me hepatit tek një foshnjë është zbuluar në Heraklion, ndërsa po hetohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjes inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili gjithashtu ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë. Gjithçka nisi pak kohë më parë kur fëmijës iu shfaqën simptoma të hepatitit dhe prindërit e tij e çuan për ekzaminim tek pediatri. Pas kontrolleve, mjeku ka konstatuar një ënjtje në mëlçi dhe tani fëmija i vogël po ekzaminohet vazhdimisht nga mjekët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment