Hetimet për McGonigal, Rama: Nuk jam i shqetësuar, SPAK le të hetojë

0
60

I pyetur për hetimet e nisura nga SPAK lidhur me aferën “McGonigal”, kryeministri Rama tha se nuk ishte i shqetësuar.

Sipas tij, hetimet janë kryer edhe në SHBA dhe deklaroi se vetë ai ka dhënë detaje për gjithçka. Kreu i socialistëve tha se SPAK mund të vijojë hetimet pa problem.

Rama: Unë nuk e di se pse duhet të jem unë i shqetësuar kur e kam bërë të qartë me detaje gjithçka. Dhe kur ajo çështje është hetuar në SHBA. Është shumë e qartë që s’ka lidhje nga ato që thuhen këtu. SPAK-u ka hetim ta hetojë, s’ka asnjë problem.

Shkruaj nje koment