Hetimet për ‘sterilizimin’, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

0
86

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat ekzistuese të sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Seanca u zhvillua sot ndërsa trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të të arrestuarve për të lehtësuar masat e sigurisë.

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, biznesmen

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH

M. S., drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi

Shkruaj nje koment