Hetimi i Beqajt për korrupsion, Rama shmanget: Çështja s’ka lidhje me qeverinë, por me drejtësinë

0
61

SPAK ka marrë nën hetim ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, për korrupsion. I pyetur nëse është penduar për besimin që i ka dhënë, Rama vendosi të mos i referohet shumë çështjes në fjalë.

Ai tha se nuk i përket qeverisë, por autoriteteve të drejtësisë.

Rama: Ilir Beqja në sekondën që u vu nën një akuzë iku nga detyra. Që të jemi të qartë. Dhe u hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE. Kështu që zhurma e bërë për “zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër, sepse zyra nuk menaxhon fonde të BE.

Sa i përket çështjes në fjalë, është çështje që s’ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën e organeve të drejtësisë. E kam thënë e përsëris, është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merret nën hetim nuk është provë faji, është akuzë.

Shkruaj nje koment