“Hetoni ministrat, mos prisni t’i shkarkojë Rama që t’i arrestoni”, Basha i bën thirrje SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë konferencës së tij për mediat këtë të diel, tha se është për të ardhur keq sesi në të gjithë këtë aferë kriminale deri më tani është arrestuar vetëm bishti, Lefter Koka.

Në fjalën e tij, Basha tha se inceneratori i Elbasanit është një ndër shkeljet më të dukshme dhe korruptive pasi çdo vendim ka kaluar vetëm në një ditë dhe nuk ka as ligj dhe as procedurë të ndjekur për këtë incenerator.

“SPAK i bëj thirrje mos pres që Edi Rama të shkarkojë ministrin e radhës dhe pastaj ta arrestojë. Kurbani i radhës po bëhet gati, që të shpëtojë koka e kësaj afere. Shqiptar nuk ka njëri që mos ta kuptojë, që gjithë kjo skenë nuk mund të ndërtohej dhe zbatohej pa firmën e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK ndërkohë që komisioni hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do vazhdojë të procedoj për këtë ofertë,”- tha Basha ndër të tjera.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment