
Një person i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Vlorë duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese.
Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.