Kreu i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj, ka kërkuar më tepër vëmendje karshi Varrezave të Dëshmorëve. Nisur nga gjendja në të cilën egzistojnë sot ato larg përkujdesjes, kreu i Qarkut Hilaj, është shprehur se duhet më tepër vëmendje dhe mirëmbajtje për to. Këtë koment, zoti Hilaj, e ka bërë gjatë ceremonisë në përkujtim të 72 vjetorit të clirimit të Gjirokastrës mesditën e të dielës.
Bashkia nga ana e saj, përgjatë një viti, nuk ka ndërmarrë asnjë lloj nisme për përkujdesjen e gjendjes së Varrezave të Dëshmorëve.