Himarë/ U gjet i shtrirë mes rrugës dhe i therur në fyt, ende nuk dihet identiteti i të plagosurit

0
31

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Himarë, ku një person u gjet i therur në fyt në mes të rrugës. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal dhe më pas u nis drejt Tiranës për shërbim më të specializuar. Por, policia ende nuk e ka identifikuar personin në fjalë, pasi në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur pa mjet identifikimi me vete. Ai ndodhet në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës, ndërsa pritet që të merret dëshmia e vetë atij, në momentin që do të përmirësohet. Gjithashtu ngjarja është e mbushur me mister dhe të dhëna të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse ka patur një konflikt të rastit. Personi në fjalë nuk rezulton i njohur në qytetin e Himarës dhe mendohet se është i ardhur aty.

Shkruaj nje koment