Hiqet TVSH-ja për importin e kafshëve të gjalla

0
144

Qeveria ka vendosur të heqë TVSH-ën për importin e mëshqerrave dhe bletëve për të nxitur më tej zhvillimin e blegtorisë në vend e cila është përfshirë në krizë vitet e fundit nga rënia e numrit të krerëve të bagëtive.

Kjo masë është parashikuar në Paketën Fiskale 2024. Projektligji për këtë qëllim parashikon përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për importimin e mëshqerrave dhe insekteve, përfshirë edhe bletët.

Sipas të dhënave të INSTAT viti 2022 solli një rënie të krerëve të bagëtisë me mbi 200 mijë krerë në krahasim me vitin 2021.

Rënia më e madhe është te të leshtat me mbi 108 mijë krerë, ku përfshihen dhe delet për qumësht.

Sipas INSTAT vetëm numri i deleve për prodhim të qumështit është ulur me 31 mijë krerë në krahasim me 2021.Ndërsa numri i lopëve të cilat përdoren për qumësht ka rënë me 17 mijë gjatë vitit të fundit.

Ndaj sipas Ministrisë së Financave, nëpërmjetë këtij projekligji, synohet, nxitja e importiti të kafshëve të gjalla racëpastër  të specieve s, gjedh, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë, me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë si dhe stimulimin e prodhimit bio.

Shkruaj nje koment