Histori italiane nga jugu, nisma e re për turizmin ne Gjirokaster

Konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, është ndalur në Gjirokastër për t’u bërë pjesë e turit “Histori italine nga Jugu”. Historia dhe gjurmët e arkitekturës, shkëmbimeve në kulturë, art, ekonomi, investimet e mëdha në elektrifikim, transport, telekomunikacion dhe edukim vijnë si një shëtitje turistike në qytet në plot 3 orë.
Banca di Napoli , ujësjellësi, vilat, libraria “Dante Aligheri” gjimnazi, ish karabinieria, janë mes stacioneve kryesore të gjurmëve italiane në Gjirokastër. Konsullja Palmieri, në një prononcim është shprehur se kjo nismë po e bën edhe më të rëndësishme ofertën turistike për Gjirokastrën.


“Një nismë interesante. Një tur që na njeh me praninë italiane në Gjirokastër. Është gjithmonë kënaqësi të gjendesh në këtë qytet dhe po kaq kënaqësi ka qenë edhe shikimi i kësaj eksperience që me siguri do të pasurojë edhe paketën turistike të të gjithë rajonit dhe që me siguri do të tërheqë turistët italianë që janë çdo vit e më të shumtë në Gjirokastër.”

“Histori italiane nga Jugu” vjen në qytet krahas ofertave turistike për të zbuluar më shumë për historinë , artin e kulturën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment