Historia, arma me të cilën Rama “i tregon vendin” Berishës!

0
162

Kjo është kur nuk ke asnjë lidhje me të djathtën dhe historinë e këtij vendi .
Të bën për një lekë në Parlament përfaqësuesi i llumit historik të këtij vendi, komunizmit, duke përdorur thëniet dhe shembujt e atyre bejlerëve dhe elitave kombëtare që bënë Shqipërinë, e që siç u tha me shumë të drejtë “duhet të ishin simbole të të djathtës konservatore” shqiptare.
Dhe ti çohej e ikën me bisht në shalë, se nuk përballej dot me këtë realitet me pasqyrën ku shikon veten tënde atë që ke bërë e atë që je .

Nuk e kam dëgjuar kurrë të përmendë e të citoj Ismail Bej Vlorën, Faik Bej Konicën Midh’ad, Bej Frashrin, At Gjergj Fishtën, Dom Nikollë Kaçorrin, Lef Nosin etje.
Jo se nuk e di çfarë kanë bërë e thënë ata por se nuk i do, se ka grabitur e po mban peng atë që duhet të ishte partia e idealeve të tyre e pasardhësve të tyre politike e gjenetikë .

Nuk është meritë e Ramës që ju bën llum duke përdorur pikërisht traditën, historinë dhe trashëgiminë e djathtë e konservatore të vendit .

Ja “dhuruat” vetë, bejlerët patriotë, mendjen dhe sakrificën e tyre , duke mos i përmendur kurrë duke mos i përfaqësuar kurrë, si pasuri kombëtare, filozofi e trashëgimi politike duke i urryer e denigruar pasardhësit e tyre .

Nuk e bën dot se nuk të le ideologjia e mentaliteti si komunist e sekretar PPSH, inferioriteti se nuk vjen gjenetikisht e historikisht prej tyre dhe veçanërisht “Katovica”, marrëveshja që të çoi në krye të të djathtës ,si pengmarrës i sajë .

Nuk i përmend dot se nuk të lënë lidhjet, fotot, me diktaturës dhe shërbimet ndaj sajë me njerëzit e të cilës zgjodhe të bësh politikë e të ndash pushtetin, me kriminelët e komunizmit dhe bijtë e tyre !

Rama e di mirë çfarë marrëveshje ke bërë me të parët e tij, prandaj të kujton Çet Musarain dhe “këmbët që janë ngritur ti bien kokës ” dhe ti hesht e largohej sa herë të përmendet kjo.

Të kujton se si ju vodhe e iu grabit pronat dhe gjithçka tjetër që iu ngeli nga të gjitha ato që harxhuan për të bërë Shqipërinë.

Nuk i përgjigjej dot se nuk ke në krah asnjë prej pinjollëve të tyre, as gjenetikisht e as politikisht.
Se po përmende bejlerët të mërziten edhe të tutë që vijnë “nga këmbët që i bien kokës “.

Ndjehej keq e ikën si djalli nga temjani kur të përmendin e citojnë ata se të kujtojnë që nuk meriton nuk të takon të jesh atje ku ke qenë e kërkon të shkosh prapë.

Të kujtojnë që je një hile në krye të të djathtës patriotike, një garanci komuniste që “mishin t’iu hash e kockën t’iu ruash” .

Pikërisht kë status politik e historik tëndin, të kujton Rama sa herë të përmend simbolet, historinë dhe trashëgiminë politike të të.
djathtës konservatore, patriotike shqiptare.

Të kujton që je atje pikërisht si” garanci” e komunisteve që ajo filozofi e trashëgimi politike e atyre të mos kthehet kurrë as në politikë e as në pushtet .

Dhe më e rëndësishmja të kujton bejlerët, bajraktarët, klerikët elitën tonë historike e kombëtare për të të thënë se nuk je nga ata e si ata . Për të të kujtuar se misioni yt ishte dhe është “kolona e pestë ” në krye të së djathtës politike e elektorale shqiptare që Rama dhe kasta komuniste, ajo që ai përfaqëson trashëgimi politike juridike e gjenetike të jetë përjetësisht në pushtet.
Duke të përmendur ata Rama të tregon vendin, misionin, atë që ke në të vërtetë prandaj nuk guxon ti përgjigjesh dhe ikën nga sytë këmbët .

Të tjerët ata që kanë vërtet lidhje me këtë trashëgimi konservatorizmit dhe patriotizmit shqiptar rrinë atje e përballen me të Se Rama dhe as një komunist tjetër nuk i komplekson dot kur përmend e citon ata që bënë Shqipërinë .
Se kanë njëjtën ADN dhe e kanë për krenari që janë trashëgimtarë politikë e gjenetikë të tyre.
Nuk kanë asnjë problem të përballen me historinë përkundrazi, ndjehen pjesë e sajë..

Sa herë është keq Rama provokon përballje ballafaqim me historinë të së djathtës se e di që kjo është pika e dobët ,”thembra e tij e Akilit”, që me këtë ai nuk përballet dot se ndjehet inferior nga që nuk është vet i tillë.
Ky është nga të paktat raste që Rama përdor të vërtetën historike e aktuale, jo për ta mundur por për ta poshtëruar , per ti treguar vendin që i takon .

Nga Nebil Çika

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here