Historia e rozë e Jacques Chirac me gazetaren.

0
157

Zhak Shirak; atë dite kur desh u largua nga Bernadetë Shirak për një gazetare!

Chirac

Gjatë gjithë karierës së tij Zhak Shirak nuk e ka fshehur kurrë tërheqjen e tij për gratë. I ka dashur, por edhe e kanë dashur. Ishte burrë i pashëm, xhentëllmen i vërtetë. Dinte si të sillej me to.

Edhe pse mbeti i martuar deri në fund të jetës me Bernardetë Shirak  të cilën e ka njohur qysh kur ishte student në Siance Po, ish President i Republikës pothuajse u nda nga gruaja e tij për një gazetare…

Ai ishte një takim që e trubulloi menjëherë Presidentin Shirak. Në janar të 1975, Zhaklinë Chabridon (Jacqueline Chabridon) gazetare e Le Figaro, ishte mandatuar nga shefi i saj për të realizuar një portret të Zhak  Shirak, ne atë kohë kryeminister i Francës.

Gjate takimit të tyre të parë , Zhak Shirak pati një kënaqësi malinje kur vendosi te niste një sfidë të re për tu afruar me gruan 34 vjecare me të cilën  në fillim në fakt e pati mjaft të vështirë.

Edhe pse të dy ishin të martuar, ata ranë më në fund në dashuri me njëri-tjetrin. Përgjatë një viti kryeministri dhe Gazetaria e jetuan të lumtur dashurinë e tyre. Zhaklina nuk hesitonte ta ndiqte kudo që ai shkonte. Madie Shiraku shkoi deri aty sa mori me qera një apartament për ta jetuar në fshehtësi dashurinë e tyre.Aq i dashuruar ishte zotëria saqë ishte gati të hiqte dorë nga gjithcka  për  të. Sidoqoftë gruaja e tij, Bernadet Shirak e mori vesh historinë rozë të bashkëshortit të saj falë rëfimit të Marie-France Garaud   këshilltare speciale e presidentit Zhorzh Pompidu.

Dhe është pikërisht kjo e fundit që do ta detyrojë Shirakun t’i japë fund kësaj historie rozë.

Kur Shirak vendosi të pranojë largimin nga Zhaklina, ishte Marie-France Garaud që njoftoi gazetarët. Ky lajm e mërziti aq shumë Zhaklinën saqë ajo tentoi të bënte edhe  vetvrasje.

Përsa i përket Shirakut ai e përfundoi jetën e tij pranë Bernadet Shirakut deri ditën e enjte më 26 shtator 2019 kur mbylli sytë dhe iku përgjithmonë nga kjo jetë .

Zhak&Zhakline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here