Historia e Kryqit 1500 vjeçar të Labovës, zhdukur në vitin 1989. Meksi zbulon detaje tek “Rudina”

0
288

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi, ka prezantuar së fundmi romanin e saj të ri “Diktatori në Kryq në emisionin e pasdites në TV Klan , Rudina. Ku vetë autorja gjatë intervistës ka zbuluar edhe subjektin e librit të saj . Një roman historik po aq sa dhe ‘fiction e policesk’ deri diku , që ngjarjet i merr nga realiteti. Subjekti kryesor i veprës është diktatori Enver Hoxha por në dallim nga ajo ç’kemi dëgjuar deri më tani për të , Meksi e sjell të çmitizuar dhe në grahmat e fundit të jetës së tij,në një kontekst historik 35 vite më parë. Ku autorja për këtë roman ka marr spunto nga ‘Kryqi i Labovës’ . Për këtë dhe romani ndahet në dy pjesë , njëra pjesë flet për diktatorin dhe fundin e jetës së tij , ndërsa pjesa tjetër për ‘Kryqin e Labovës’. Ku autorja rrëfen historinë e kryqit, i cili u vodh 80 vite më parë nga ‘Kisha e Labovës’, e cila ndodhet rreth gjysëm ore larg qytetit të Gjirokastrës.E cila gjithashtu mbart vlera të shumta , një dëshmi e gjallë e historisë, kulturës ,fesë e trashëgimisë tonë që i mbijetoi kohës.
Vjedhja e kryqit të Labovës , sipas banorëve të zonës u krye nga vetë vajza e diktatorit Enver Hoxha , Pranvera Hoxha .
Ky kryq ka një rëndësi të veçantë pasi në zemrën e tij , ka qenë relik mbajtës , njësoj siç bëheshin kishat që ndërtoheshin mbi një ashkël dhe ky kryq ka patur një ashkël , 100 gram, nga druri i kryqit ku u kryqëzua vetë Krishti dhe ky është një fakt historik.
Rëndësia e këtij kryqi është se mbahej si kryq shërimtar , për sëmundje të pashërueshme nga labovitët, për më tepër ishte kryq shëtitës , në shumë vise për të realizuar qëllimin e tij , të shëruarit.
Labova është një vend i largët , i vogël por kjo nuk e pengoi ‘Justinianin e Parë’ të ndërtonte aty një kishë të jashtëzakonshme që ngjan me atë të ‘Shën Sofisë.’


Po si shërbente kryqi ? Pse familjarët e diktatorit do të interesoheshin për një kryq? Duke marrë parasysh luftën që i kishin shpallur fesë në ato vite.


Meksi thotë se ky kryq vendosej në dhomën e të sëmurit të pashpresë, vendosej aty dhe nëse gjatë tre netëve kryqi kërciste 3 herë , atëherë i sëmuri do i shpëtonte vdekjes , në të kundërt do të vdiste. Ky kryq çohej me një shpurr djemsh kalorësish, së bashku me priftin e fshatit që bënte shërbesat, bashkë me më trimat e Shqipërisë. Ky kryq ka mbijetuar plot 1500 vjet ndonëse shumë kisha apo xhami u prishën, kisha e Labovës arriti të mbijetonte . Për shkak të vlerave kryqi ruhej nga një person i cili paguhej nga shteti , në një dhomë të veçantë të cilën as banorët e zonës nuk e dinin me saktësi se ku ishte. Vajza e diktatorit Pranvera Hoxha së bashku me drejtorin e një prej muzeve , bizantenist gjerman , kjo sipas banorëve, shkuan në Labovë dhe i kanë kërkuar personit që ruante kryqin tua çonte për ta studiuar ky i fundit, por që prej asaj dite kryqi u zhduk për të mos u gjetur më. Banorët e Labovës e denoncuan atëherë në degën e Gjirokastrës ku për shkak të regjimit u shpik një histori vjedhjeje të kryqit nga disa djelmosha të Hormovës të cilët thuhet se e shitën kryqin tek një argjendar i huaj.

Por përse mund ti shërbente diktatorit ?


Në atë periudhë diktatori Hoxha ishte në fund të jetës së tij , rëndësia e kryqit lidhet me mundësinë për të patur një jetë të dytë, pasi e persekutuan e luftuan fenë , kërkonin tashmë paqe.Por ndonëse u vodh , ky kryq nuk u përdor nga diktatori në momentet e vdekjes .Vetë Hoxha jetoi në një botë ku njerëzit e tij më të afërt ishin të pabesë, gjakatar , synoi një shans të dytë nga kryqi por nuk e përdori duke mbetur enigmë çfarë u bë me kryqin historik . Vetë shkrimtarja Mira Meksi ka bërë një thirrje për qeverinë shqiptare të zbulojë çfarë ndodhi me kryqin dhe ta gjejnë për ta rikthyer sërish aty ku e ka vendin . Në Labovën e Kryqit!

/Burimi TV Klan/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here