Historia e SYRIT

0
73

Nga Roland Bejko

Kur dëgjova lajmin se Edi Rama po përpiqej të dëmtojë, shkatërojë, mbyllë e shkulë dhunshëm nga vendi SYRIN e Çim Pekës mu kujtua “Historia e Syrit” e Zhorzh Batajë ( Georges Bataille) dhe historia e Syrit të Ciklopit Polyphem që ja nxorri nga vendi me një hu të madh e të skuqur në majë, Odisea i Homerit.

Historia e Syrit e Batait bën fjalë për aventurat erotiko-pornografike të dy të rinjve, Naratorit dhe Simonës, një vajzë e re, ” …aq befas të etur për tu përfshirë në ngatëresa të pakuptueshme që kanë të bëjnë me seksualitetin e thellë e të zhytur në gjak, vuajtje, dhimbje, mbytje, terror të papritur krimi dhe gjithçka tjetër që shkatëron pafundësisht lumturinë dhe ndershmërinë njerëzore nëpërmjet disa imazheve të tërbuara të ardhura nga fëmijëria…. ” . Që në fillimin e librit personazhi i tij thotë :” Jam rritur shumë i vetmuar, dhe me sa mbaj mend, isha në ankth nga gjithçka që ishte seksuale.”

Dhe nga atëherë fillon ajo që Bataillë e quan ” një shëtitje nëpër të pamundurën”.

Adoleshentja Simonë ishte e fiksuar pas SYRIT. Ajo kishte qejf t’ua shkulte SYRIN nga vendi gjallesave që bënte seks me to, më tej i pëlqente që kakërdhokët e Syrit t’i fuste në organet e saj gjenitale duke provuar kënaqësi të paparë nga një orgazmë e thellë deri në ekstazë.. Erotizmi për të shprehte atë që kurrë misticizmi nuk ka arritur ta shprehë; çastin e kapërcimit, gulçimin e jashtëzakonshëm të ekstazës që përzien tmerrin me gëzimin ashtu si orgazma përzien jetën me vdekjen. Madje ajo nuk ishte e fiksuar seksualisht vetëm pas Syrit, por pas gjithçkaje që kishte formë vezake si të Syrit apo dhe të kakërdhokut të syrit. Kështu ajo dhe partneri i saj, pasi e dhunuan seksualisht Priftin në një kishë, i shkulën nga vendi Syrin dhe ashtu të ngrohtë e të përgjakur e futi brenda vetes. Nga ky akt i dhunës ajo shijoi një orgazmë të çuditshme,-thoshte Batajë.

Për “normalët” që e lexojnë këtë shënim, e di që është një fabul e neveritshme, e shpifur, dhe e ndyrë, për “anormalët” e “perversët” është e këndshme, eksituese, sfiduese!

Unë nuk e di nëse Edi Rama e ka lexuar apo jo librin “Historia e Syrit” të Zhorzh Batait. Por ka gjasa që po, sepse në Farncë midis artistëve, piktorëve, filozofëve dhe shkrimtarëve kryesisht, është po aq i njohur dhe i debatuar ky autor sa edhe Markezi De Sad, më i shquari i filozofisë sadomazohiste…

Dhe kush e ka lexuar skicën perverse të Edi Ramës, “Ina, Ina hiqi brekët”, që trajton historinë e një adoleshenti të frustruar që në çdo pushim të gjatë midis orëve të mësimit futej në bunkerin që gjendej në oborrin e shkollës dhe aty masturbohej duke përfytyruar në skena erotike shoqen e tij të klasës që quhej Ina, dhe nga ana tjetër ka dëgjuar diçka mbi Batain a De Sadin, nuk ka sesi të mos mendojë se sulmi që Edi Rama po ndërmer së fundmi ndaj SYRIT të Çim Pekës të mos jetë një moment kënaqësie në gjendje ekstaze për Të e që sigurisht, ka si burim sadizmin dhe mahoizmin e tij të bërë publik nga ata që e njohin nga afër.

I fiksuar keq me Syrin e Çim Pekës për ta mbyllur e shkulur vendit, Edi Rama më shumë se sa një Odise që i mbyll Syrin e vetëm Ciklopit Polyphem për të shpëtuar veten e shokët prej tij, për të dalë lehtësisht nga shpella ku ai i mbante të izoluar dhe po i kullufiste një e nga një si copa mishi, pra, rasti i kryeministrit ndaj Syrit si portal, përafrohet më tepër me rastin e adoleshentëve spanjollë të Zhorzh Batait që Syrin e viktimave të tyre e shkulnin, dëmtonin, dhe e fiknin për kënaqësitë e tyre thellësist dhe tmerësisht seksuale.

Perversët janë dhe veprojnë njësoj si në Spanjë dhe në Shqipëri, si në mesjetë edhe sot, si adoleshentë edhe të rritur: Mendja e tyre e sëmurë është në gjendje ti transmetojë trupit dhe organeve të tyre seksuale gjithfarëlloj kënaqësish ekstreme të tilla që një mendje normale as që do të mundtëte ti imagjinonte.

Sadistët kënaqësinë e marrin ndërmjet dhunës !

Kështu që po të ishte gjallë Bataj, me shumë gjasë ai do ta gjykonte përdhunën e Edi Ramës ndaj SYRIT të Çim Pekës, jo thjesht si një mbyllje të një media që e diskrediton për ditë e më shumë qeverisjen perverse të tij, por edhe si një gjest erotiko-pornografik ku dhunën e ushtruar mbi të e kapitalizon si burim kënaqësie orgazmike.

Është e ndyrë, por interesante bota e perversëve. Instiketet e tyre të bëjnë gjëmën. Perversët në mesjetë kuroheshin nëpërmjet torturës. Ata izoloheshin nga shoqëria si të rrezikshëm dhe mbylleshin në Hopital de Dieu ( Spitalin e Zotit) ku pas torturës silleshin në terezi; riheshin me thupra në të ndënjura, qëlloheshin me kamzhik në trup, futeshin në fuçi me ujë të akullt etj, etj. Torturat kishin për qëllim ta bënin mishin të ndiente dhimbje, dhe nëpërmjet sensorëve kjo dhimbje e mishit të transmetohej në tru. Kështu sipas mjekëve mesjetarë instiktet do të trembeshin dhe sa herë do rizgjoheshin agresive, trupit do ti kujtohej dhimbja e torturave dhe mishi nuk do guxonte të eksitohej. Arsyeja e trurit do dominonte mbi instiketet e mishit dhe gjakut.

A mos ka ardhur koha që edhe Shqiptarët ta izolojnë në Hopital de Dieu(Spitalin e Zotit) si francezët në mesjetë, perversin e tyre, që për kënaqësitë personale po u dëmton SYRIN.net si të vetmin organ mediatik prej të cilit ata shikojnë faktet, ngjarjet, aktet dhe kuptojnë të vërtetën e madhe se si janë të abuzuar nga Kryeministri i tyre, i cili, kështu, kërkon ti zhytë më tej në erësirën e përhershme që shpërndan makineria e tij qeveritare e prapagandës?!

Pse jo?

Izolimi i marrëzisë do të ishte zgjidhja finale, ndryshe secili prej sot e tutje duhet te kujdeset mos i vijë rradha dhunimit të Syrit të tij.

Shkruaj nje koment