HISTORIA/ Kush është Sudja, gruaja rome e cila krijoi firmën e parë piramidale dhe u rropi lekët shqiptarëve

Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të madh shqiptarësh, të cilët dëshironin të vendosnin paratë e tyre në një skemë piramidale, me shpresën për të marrë më shumë. Maksudja, e njohur edhe si Sudja, një grua e komunitetit rom, tërhoqi shumë klientë duke përdorur një sferë në dukje prej kristali si një orakull duke pretenduar se parashikonte fitimet e investitorëve të huaj.

Sudja, që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrikë këpucësh, ia doli t’i bindte klientët e saj. Sipas dokumenteve në 2018-n, rezultoi se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej në vetëm 5.531.606, ndërkohë që detyrimet ndaj personave të tretë shkonin më shumë se 39.2 miliardë lekë sipas kursit aktual të këmbimit valutor.

Në vitin 1996, Sudja ishte e para firmë piramidale që falimentoi duke shkaktuar efektin domino te të gjitha firmat e tjera, gjë që nxiti konflikte të ashpra civile, që u pasuan më pas me shpërthimin e vitit 1997.

Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment