Historia ndryshe e vrasjes së 11 këshilltarëve të Hekalit!

0
617

Nga: Vladimir Muçaj/

Hyrje:

U vranë në fund të nëntorit të vitit 1943. Ishin 11 burra të etiketuar në atë kohë këshilltar të fshatit Hekal-Mallakastër. U ekzekutuan në fshatin Gorishovë pranë një godine shkollë të ndërtuar nga italianët gjatë pushtimit të tyre. Prej dekadash si provë e historisë së ndodhur gjënden ende plumbat e ekzekutimit në murin e shkollës italiane.

Historia:

Dhe pse kanë kaluar shumë vite në fshatin Gorishovë flitet për ngjarjen që ka ndodhur. Shumë banorë që jetojnë kohën tregojnë cfarë u kanë thënë prindërit ose gjyshërit e tyre.

Hamdi Brahimaj rreth të 60-ve rrëfen atë që gjyshi i tij Asimi i ka treguar për ngjarjen: ” Në fshatin Belishovë grupi i këshilltarëve vrau dy vëllezër të cilët ishin duke punuar me parmëndë arën. Me ata ndodhej dhe nëna e tyre por atë nuk e vranë. Dy të vrarët ishin vëllezër të Isuf Hasanit. Ai në zonë ishte me shumë influencë.Nuk ishtë i përfshirë me luftën Nacional-çlirimtare. As me Ballin Kombëtar ai nuk ishte përzier.

Në atë kohë grupet e partizanëve në zonë i kishin vënë etiketën “ballist”por e vërteta është se Hasanin e kishin thjesht inat për influencën që kishte në zonë-rrëfen Brahimaj tregimin e gjyshit të vet.

Barjam Kalemaj rreth të 80-ve e tregon akoma më mirë dhe prerazi historinë. Ai i referohet babait të vet Smail Kalemaj. ” Këshilltarët u vranë për marrjen e hakut nga vëllai i viktimave. Isufi i mblodhi një e nga një me grupin e tij i lidhi dhe i solli nëpërmjet pyllit në Gorishovë.Në fshat u muar vesh që Isufit i kishin vrarë dy vëllezër dhe ky i fundit kishte vendisur të merrte hakun e vëllezërve. Nuk i vrau atë natë por të nesërmen. I ka mbajtur në një shtëpi tip kasolle, u ka dhënë për të pirë e për të ngrënë.Të nesërmen i pushkatoi tek muri i shkollës italiane. Duke patur parasysh kohën njerëzit më influentë në fshat nuk ndërhynë pasi muarën vesh ngjarjen që kishte ndodhur në Belishovë. Fshati e la të lirë Isuf Hasanin të merrte hakun e vëllezërve- mbyll-rrëfimin Bajram Kalemaj për portalin.

Lapidari:

Lapidari nuk është ndërtuar tek vendi i ngjarjes. Ai është ngritur 150 m larg për të qënë më i dukshëm për vizitorët në ditë përkujtimore. Për vite me radhë këtu janë bërë homazhe nga njerëz të pushtetit dhe jo të pushtetit. Kanë ardhur shumë që e dinë historinë por kanë heshtur sikundër dhe të tjerë që ende nuk e dinë këtë histori si ka ndodhur..

Glorifikimi:

Pas clirimit ngjarja u glorifikua shumë nga Partia. Kinostudjoja shqiptare skenoi filmin “Këshilltarët”. Filmi u ndoq nga shumë breza duke mbajtur të mbërthyer të vërtetën. Në film kanë luajtur skenarin aktorët brilant Kadri Roshi, Luftar Paja, Ndriçim Xhepa etj. Është tjetër realitet loja e tyre prej aktorësh dhe dicka tjetër skenari i shkruar nga Partia! Pas clirimit autori i vrasjes së”këshillëtarëve” Isuf Hasani u arratis dhe përfundoi në Amerikë. Ai nuk e pa më kurrë Shqipërinë derisa vdiq në fillim viti 1992. La pas një djalë, sot prokuror në Durrës sipas tregimtarëve dhe historinë e pathënë si ka ndodhur.

Fakti:

Për këtë ngjarje është shkruar shumë duke e fiksuar dhe në arshivën e TVSH-së me filmin “Këshilltarët”,por askush nuk ka tentuar të gërrmoj për të vërtetën. Portali Jugunews.net publikon për herë të parë këto të dhëna për ti shkuar më thellë të vërtetës historike.

Përfundim:

Shumë ngjarje janë shkruar sipas interesit të pushtetit dhe partisë. Analisti dhe gazetari Aleksandër Cipa ka thënë: “Historinë e shkruajnë “fitimtarët, por kur ata vdesin historia duhet rishkruar”! .(.Ata që shkruan jo vetëm këtë histori nuk ishin fitimtarë të vërtetë ndaj historia duhet rishkruar!)- komenti im!..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here