Historia përsëritet pas 10 vitesh, fshati Mezhgoran, bojkoton zgjedhjet farsë

Ashtu sic ishte paralajmeruar, banoret e fshatit Mezhgoran ne Tepelene, do te bojkotojne zgjedhjet farse te dites se neserme per Bashkine e Tepelenes.

Me heret per Jugunews.net banore te ketij fshati, kane paralajmeruar kryebashkiakun Termet Peci per ndertimin e rruges nga pjesa e poshtme ku shtrihet Mezhgorani i ri e deri siper ne fshatin e vjeter. Peci nuk e ka mbajtur fjalen per te ndertuar rrugen pasi investimi kapte vlere jashte perballimit te buxhetit te bashkise.

Ne keto kushte banoret e ketij fshati qe numeron gati 180 vota, neser priten t’i bojkotojne votimet ne mase pervecse disa te punesuarve.

Nuk eshte hera e pare qe Mezhgorani refuzon te votoje pasi edhe ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009, u perserit i njejti fenomen.

Ne farsën e nesërme zgjedhore, Termet Peci, ka vendosur perballe te punesuarin e administrates se vet, inxhinierin Gezim Malkaj nga Patozi Party.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment