Pashkët është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.
Në krishtërimin perëndimor sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës së pesëdhjetë.
Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit.
Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës. Ky sistem u fiksua përfundimisht në shek VI.
Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 Marsit dhe 25 Prillit.