Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.
Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë. Sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Kërkesa i është drejtuar Komisionierit për Migrimin, Dimitris Avramopoulos. Në kërkesë thuhet se shqiptarët kanë bërë që Holanda të ketë frikë nga krimi shqiptar, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Më tej, në letër thuhet se krimi shqiptar është zotërues në Holandë.
“Holanda i kërkon Komisionit Europian të verifikojë informacionin dhe në konsultim me vendet anëtare të vendos nëse duhet të ndërmerret një vendim, në lidhje me problemet që lidhen me Shqipërinë”-thuhet në kërkesën e dërguar nga Robert de Groot, përfaqësuesi i Holandës në KE.



