Francois Hollande dhe Donald Trump do punojnë së bashku

Presidenti francez  Hollande dhe Trump kanë komunikuar të premten në telefon dhe kanë ndarë “vullnetin për të punuar së bashku”

 Presidenti francez Francois Hollande dhe president i sapozgjedhur amerikan Donald Trump kanë afirmuar “vullnetin e përbashkët për të punuar së bashku”, të premten gjatë të parit komunikim telefonik, ka njoftuar Presidenca Franceze. (L’Elysee).

Gjatë këtij komunikimi telefonik, që zgjati “përeth 7-8 minuta” dhe që u zhvillua “në kushte të mira”, Francois Hollande dhe Donald Trump kanë “ evokuar tema të njëjta mbi të cilat ata janë të bindur se duhet të punojnë së bashku për të sqaruar edhe pozicionet e tyre mbi ceshtjet si: lufta kundër terrorizmit, Ukrainës, Sirisë, Irakut dhe marrëveshjes së Parisit mbi klimën”(COP21), kanë saktësuar për AFP (Agjensinë e Lajmeve Franceze), bashkëpuntorët e afërt të presidentit francez.

Ata e kanë vënë theksin e bisedës së tyre “mbi vlerat dhe historinë e përbashkët si dhe mbi marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar i njëjti burim informacioni.

Presidenti Francez Holande ishte pozicionuar hapur prej kohësh gjatë fushatës presidenciale amerikane në favor të Hillary Klinton. Kjo sjellje e presidentit francez eshte cilësuar si e pazakontë nga mediat e këtij vendi. Asnjëherë më parë nuk kish ndodhur që dikush nga presidentët francez të kishte mbajtur anë publikisht në dobi të ndonjërit prej kandidatëve për presidentë në SHBA.

Të mërkurën, ditën kur miliarderi Trump u shpall fitues, presidenti francez u shpreh se “ me fitoren e Trump u hap një periudhë pasigurie”. Madie të martën rreth orës 23 00, kohë gjatë së cilës po bëhej numërimi i votave në USA, presidenti francez dhe stafi i tij i uruan nëpërmjet një mesazhi publik fitoren Hillary Klinton. Por disa caste me vonë, kur panë se Trump ishte në avantazh, u munduan ta fshinin mesazhin, por ishte vonë. Ai ishte marë nga mediat dhe rrjetet sociale.

Ky veprim i nxituar i presidentit francez dhe i stafit të tij u kritikuan ashpër nga opozita Republikane e Nicolas Sarkozy duke e quajtur “një papërgjegjshmëri që nuk e nderon presidentin francez”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment