Horror tek Ura e Kardhiqit, këmbësori, ndahet në katër copa nga përplasja me dy mjete

0
448

Një aksident me pasojë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Viktimë e këtij aksidenti, është një 45 vjecari nga fshati Humelicë Afrim Culli i njohur me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Kardhiqit, 100 metra poshtë dy pikave të furnizimit të karburanteve me pakicë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje e cila po heton shkaqet e këtij aksidenti. Nga dëshmitë e bëra nga njëri prej shoferëve që përplasi fatkeqin, mësohet se 45 vjecari, ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe në një moment krejtësisht të befasishëm. Fillimisht, viktima është përplasur nga një furgon i cili e ka hedhur në ajër gati në një lartësi tre metra dhe përplasur në tokë, ndërsa furgoni nuk ka ndaluar por ka vijuar rrugën. Ndërsa automjeti i dytë tip Skoda me targa AA591KS me drejtues Leonard Matushaj i cili vinte me shpejtësi, e ka shtypur duke e ndarë viktimën në katër copa egzakt për skena horrori. Policia ka shoqëruar shoferin e automjetit Skoda në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ajo cka ka mbetur nga viktima, janë përcjellë në morgun e Spitalit të Gjirokastrës. Ky është aksidenti i parë me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Shkruaj nje koment