Hoxha-SPAK-ut: Hetoni keqpërdorimin e taksave! Rilindja urbane i kushtoi qytetarëve 2.2 mliliardë euro

0
127

Sekretari për Emigracionin në PD, Indrit Hoxha thotë se Rilindja Urbane i ka kushtuar qytetarëve 2.2 miliardë euro, me përfitues vetëm 5 kompani.

Hoxha shkruan në një postim në Facebook se këto kompani kanë marrë nga xhepat e shqiptarëve 50% të buxhetit të shtetit.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të nis menjëherë hetimet për mënyrën se si janë keqpërdorur taksat e qytetarëve me firmën e Edi Ramës.

“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetareve 2.2 miliard Euro,ku perfitues jane vetem 5 kompani! 5-fishi i aferes se inceneratoreve! 5 firma moren nga xhepat e Shqiptareve 50% te buxhetit te shtetit! Grupi Parlamentar i Partise Demokratike duhet te kerkoje komision hetimor per kete mega afere korruptive, nderkohë SPAK duhet te nisi menjehere hetimet sesi u keqperdoren taksat e qytetareve shqiptar me firmen e Edi Rames!”, shkruan Hoxha.

Shkruaj nje koment