Humb kontaktet 21-vjeçarja, bashkëshorti denoncon në policinë e Vlorës

0
166

Një 21 vjeçare ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.

Ka qenë bashkëshorti i saj, ai i cili ka bërë kallëzim në policinë e Vlorës. Policia e shpalli në kërkim dhe po punon për gjetjen e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj”, tha policia.

Shkruaj nje koment