Humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, plagoset rëndë 65-vjeçari në Potam

0
141

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Himarë, si pasojë e një aksidenti me motomjet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Potam, ndërsa shtetasi S. G., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ai është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në Potam, Himarë, shtetasi S. G., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi S. G, po transportohet në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkruaj nje koment