Humbi jetën nga Covid/ Meta dekoron me titullin “Nënë Tereza” mjekun e njohur Drini Dobi: Shembull i sakrificës më sublime

0
10

Presidenti Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi me Dekoratën “Nënë Tereza”. Mjeku humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

Titulli në fjalë u dha; “Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i cili iu dedikua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat jashtëzakonisht të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në shërbim të pacientëve.”

“Të dashur familjarë të doktor Drini Dobi, të nderuar kolegë të tij, personalitete të fushës së mjekësisë dhe jo vetëm, të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve. Jemi sot, për të vlerësuar një personalitet të mjekësisë sonë dhe një ikonë të bluzës së bardhë, mjekun e mirënjohur Drini Dobi. Jo rastësisht, kemi vendosur ta bëjmë këtë vlerësim sot, në 27 janar, ditën e lindjes së tij, kur ai do të festonte ditëlindjen e 53-të. Por jemi pikërisht sot, për të dhënë mesazhin se, për një mjek dhe mbi të gjitha për një njeri me zemër të madhe, si Drini Dobi do të ketë vetëm ditëlindje.

Shkruaj nje koment