Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në makinë, ishte nga Berati dhe pronar i i një “Bar Restoranti’ në Memaliaj.
Sipas të dhënave nga QKB, restoranti rezulton i regjistruar në 18 janar të këtij viti. Konkretisht ndodhet tek rruga “Mehdi Bisha” në Memaliaj.
Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë.