Humbi thellë në shtëpi, trajneri i Luftëtarit: Kemi rënë nga kategoria, tashmë sytë nga e ardhmja

Luftëtari ka humbur sot në përballjen e radhës me Tiranën me rezultatin 0 me 5.Ndeshja u luajt në stadiumin e Gjirokastrës por ndonëse në shtëpi dhe me një tifozëri që nuk e braktisi edhe pse jo brenda në stadium, për shkak të masave anti Covid19 , bluzinjtë se kanë përballuar dot vrullin e Tiranës duke humbur thellë.
Pas ndeshjes trajneri i Luftëtarit në një prononcim për mediat është shprehur i keqardhur për ndeshjen e sotme pasi mund të ishte bërë një lojë më e mirë . Por pavarësisht kësaj për Novin fati i bluzinjve tashmë është vendosur, ata kanë rënë nga kategoria e vetmja gjë që u mbetet është vështrimi nga e ardhmja, vitin që vjen me përgatitjen e një ekipi më të fortë dhe më të konsoliduar. Nga ana tjetër për trajnerin e Tiranës rrugëtimi vazhdon dhe në ndeshjen e radhës do të paraqiten akoma më mirë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment