Humbja e katert, ende pa pike, dicka duhet te ndryshoje, dikush duhet te ndryshoje

0
163

Java e katert dhe perseri e njejta ”histori”. Luftetari luan, humbet dhe perseri humbet. Dicka duhet te ndryshoje, dikush duhet te ndryshoje, te dorehiqet ose te largohet. Keshtu nuk mund te vazhdohet. Ka ardhur koha qe presidenti Tavo te tregoje ”dhembet” para stafit dhe lojtareve. Shpenzimeve te tij te shumta per stafin dhe ekipin duket se nuk po ”shperblehen”. Per statistike duhet thene qe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 per Tiranen me gola te Blazhevskit, Turtullit dhe Greces respektivisht ne minutat 3, 23 dhe 93. Per gjirokastritet goli i vetem u shenua nga Doka (autogol) ne minuten e 14, duke barazuar perkohesisht rezultatim e ndeshjes. Gjithashtu duhet theksuar qe kjo ndeshje pati edhe dy kartona te kuq nga nje per secilen skuader, Hoxhallarin per Tiranen dhe Jancic per Luftetarin. Pas javes se katert gjirokastritet mbyllin tabelen e klasifikimit me 0 pike, ku javen e peste do te ndeshet ne Gjirokaster me Teuten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here