Humbja e Renzit, Ramës po i bien aleatët një e nga një

Humbja e thellë e Matteo Renzit në referendumin kushtetues Italian (60%- me 40%) është një humbje e vogël edhe për kryeministrin shqiptar që kishte vendosur një lidhje të ngushtë me të. Jo vetëm për faktin se ata bënin video selfie bashkë, ashtu si një vit më parë përpara shkallëve të kryeministrisë (shih videon poshte), por edhe se ata kishin instaluar një miqësi të ngushtë. Një eksponent i lartë i opozitës në Shqipëri, tregon se kur i kërkoi një një mbledhje të partive të djathta, ministrit të brendëshëm Alfano që është në koalicion me partinë e Renzit, të dhënat reale të vëzhgimeve të hashashit në shqipëri të vëzhguara nga italianët ky i fundit i tha: ”Më falini po kryeministrat e dy vendeve tona janë shumë miq”.

Pra larkimi i kryeministrit të majtë, megjithëse partia e tij do të vazhdojë të mbajë pushtetin, është një humbje personale edhe për Edi Ramën.

Po e tillë ishte edhe humbja e Hillari Clinton me fushatën e së cilës Rama vuri një bast të madh, duke i shërbyer jashtë kufijve dhe duke ndëryrë në zgjedhjet amerikane me një intervistë në CNN, ku e quajti fitoren e Trump një fatkeqësi për botën.

Jo pak e ka dëmtuar Ramën edhe vendimi i Tony Blair për të mbyllur zyrën e tij të konsulecës. Ai i shërbente kryeministrit shqiptar si një kartëvizitë e mirë në marëdhëniet me jashtë. Cudi është fakti se sapo deklaroi se e mbyll aktivitetin e tij Blair “u nda » edhe me Ramën për të cilin pretendohej se punonte pa pagesë.

Kështu në pak kohë kryeministri shqiptar ka humbur disa mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. Natyrisht kjo nuk mund të shihet si një tronditje e pushtetit të tij të brendëshëm. Të imagjinosh këtë është të jesh po aq fantazist sa mitingashët demokratë që dilnin në fillim të viteve 2000 me parullat Berisha, Bush, Berluskoni pas fitores së këtyre të dyve në vendet përkatëse.  Dhe vetëm pak kohë më pas Nano kryeministër ia vodhi “miqtë” doktorrit.

Por pavarësisht efektit të vogël të brendëshëm, Edi Ramës do ti duhet të ndezë motorët për të aktizizuar aleanca të reja në skenën ndërkombëtare. /Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment