Humbja me Partizanin/Çoçlli: Nuk jemi as Barcelona apo Real Madrid, dy gola i fali portieri

0
153

Trajneri Nikolin Çoçlli në prononcimin e tij pas ndeshjes , u shpreh se goli i pësuar në fillimin e lojës ndikoi shumë te ekipi i tij, ndërsa theksoi se dy golat u falën nga portieri i tij. Çoçlli tha se portieri është çatia e shtëpisë, mirëpo duke qenë se futbollistët e tij janë të rinj, ndodhin edhe gabimet.
“Ishte ndeshje e vështirë duke pasur parasysh që Partizani kërkonte kthesën, e arriti edhe me ndihmën tonë. Nuk jemi skuadër e madhe nuk pretendojmë të bëjmë histori. Nuk jemi as Barcelona as Reali që të kthejmë rezultatin 2-0. Ishin dy gola që i fal portieri. Kur loja fillon me rezultatin 1-0, si mund të presim që të reagojë. Apo kur kemi futbollist të rinj, të brishtë. Ndjehesh keq në një situatë të tillë, bëra të pamundurën për të motivuar lojtarët. Por, trauma ishte e madhe. Aq më tepër që vinim pas dy disfatave. Portieri është çatia e shtëpisë. Ditën e parë që kam ardhur kam tentuar të marrë një portier me eksperiencë. Por, pastaj me merkaton e mbyllur, lojtarët e hallakatur. Menduam të aktivizonim Shalën, prisnim gabime por jo në këto përmasa.Lojtarët janë të rinj, Shala ndeshja e parë që luajti dhe normalë që do kenë probleme ngarkesa emocione”, u shpreh Çoçlli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here