Humbja me Skënderbeun, trajneri Marantas e gjen fajin tek arbitri

0
160

Pas ndeshjes së humbur ndaj Skënderbeut, trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas për Supersport është shprehur se nuk është i bindur nëse është penallti rasti i akorduar për korçarët, ndërsa thekson se është i kënaqur nga ajo çfarë futbollistët kanë dhënë në fushë, por kanë të ardhme.

“Nuk jam i kënaqur nga rezultati por shumë i kënaqur nga ajo se çfarë dhamë në fushën e lojës. E filluam fort ndeshjen dhe repartet ishin të ngjeshura. Patëm 2-3 raste për të shënuar dhe kështu vazhduam edhe në të dytën nuk e kemi lejuar kundërshtarin të kishte raste.

Për herë të dytë humbëm me një rast që nuk e di nëse është penallti por si me Laçin janë rezultate negative. Ju mendoni se ishin faulle ato? Krasniqi është më i miri te Skënderbeu. E di si luan Skënderbeu me lojtarë që ndryshojnë pozicionet si Bregu me Krasniqin. E kishim studiuar dhe ishim fati duke dubluar në çdo pjesë. Nëse ishte faull apo jo duhet pyetur dikush tjetër por ne kishim marrë masa për të dubluar.

Minutat shtesë dhe Isufi? Meqenëse kundërshtari merrte shumë këndore, preferova të luaja me një tjetër mbrojtës për të luajtur në ajër. Ndoshta mund të ishte penallti sepse do e shoh por mund të jetë shkarkuar nga mungesa e eksperiencës. Për këtë diskutuam që kjo është hera e dytë dhe të tilla raste duhen evituar për të mos u përsëritur më. Jam i kënaqur nga ajo që u dha në fushë dhe kanë të ardhme”, tha Marantas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here