Humelicë/Golemi “lum” premtimesh për investime në fshatra

0
170

Kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Golemi eshte ndalur diten e djeshme ne njesine admnistrative Cepo, konkretisht ne fshatin Humelice, ku se bashku me punonjes se Sherbimeve Publike kane hedhur beton ne nje pjese te rruges. Prej aty Golemi ka “premtuar” serish nje ser investimesh qe priten te marrin jete kete vit .
Flamur Golemi: “Jemi ne qender te fshatit Humelice, kemi filluar ne fakt pervec punes ne qendren e qytetit Gjirokaster, po punojme edhe ne rrethinat perreth, sepse ky mozaik qe ka bashkia nuk eshte vetem qyteti por edhe fshatrat, dhe ketu ka banore ,ka qytetare te cilet kerkojne me te miren dhe duhet te rrisim cilesin e jetes ketu.Po nderhyjme ne qendren fshatit Humelice.Po bejme nje sistemim se qendres ndersa do vazhdojme te nderhyjme me vendosjen e stolave sepse dhe ketu kemi te moshuar qe duan te dalin mbasditeve.Ñdersa ka perfunduar ndricimi publik, nderkohe presim dhe fillimin e investimit per ujesjellsin e fshatit Humelice .Ne do te vazhdojme, sektori perkates do te vazhdoje nderhyrjet dhe ne fshatin Koder, Zenelaj , ashtu sikunder po presim Ministrine e Bujqesise , nderhyrje per ate cka eshte problem ,rruga e fshatit Paleokaster ,problem i mbartur nder vite.Kemi perfunduar projektin e rruges,do te behet sistemimi i shtratit te lumit Kardhiq duke filluar nga fshati Zhulati dhe duke perfunduar ne Paleokaster.Ne fund vete Agjensia e Sherbimeve Publike do beje dhe sistemimin e rruges se Paleokastres”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here