Hundkuqi i harruar nuk njeh investime, 3 km rruge izolon banoret

Nje sere problemesh shqetesojne banoret e fshatit Hundkuq pjese e njesise admnistrative Odrie ne bashkine e Gjirokastres. Fshati vuan mungesen e sherbimeve publike ku me kryesorja mbetet infrastruktura rrugore ndersa nuk ka patur asnje nderhyrje per rehabilitimin e zones.
Rruget e brendshme dhe ajo qe lidh fshatin me rrugen nacionale eshte krejtesisht e amortizuar . Behet fjale per 3 kilometra rruge e cila izolon banoret sidomos gjate stines se dimrit kur moti i keq e ben te pakalueshme .
Dikur ne fshatin Hundkuq kishte mbi 200 banore ndersa sot ne kete vend gjen rreth 30 familje kryesisht te moshuar ndersa nuk ka asnje gjurme investimi nga pushteti lokal .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment