Kanë hyrë sot në fuqi masat e reja në pikat kufitare. Gjatë orëve të para të mëngjesit situata paraqitet e qetë . Në dalje të Republikës së Shqipërisë udhëtarët kanë qenë të pajisur me vaksina ose teste të shpejta të kryera gjatë orëve të fundit. Në palën greke këta udhëtarë i janë nënshtruar sërish një rapid testi . Ndërsa në hyrje të Republikës së Shqipërisë u është kërkuar nga pala shqiptare çertifikata e vaksinimit , testi PCR ose rapid test. Sipas burimeve gjatë orëve të fundit për shkak të mungesës së njërit prej kushteve udhëtarët që nuk i kanë poseduar kanë plotësuar formularin përkatës për karantinim vetjak 10 ditor 65 shtetas . Nga mediat më së shumti udhëtarët janë të informuar dhe nuk kanë pas probleme por asnjë shtetas deri më tani nuk është kthyer pas. Ndërsa shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 5104 shtetas në hyrjedalje, nga të cilët 2298 në hyrje dhenë dalje 2806.