Hyn me forcë në një banesë për të vjedhur, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

0
177

Nje person është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ka hyrë me forcë në një banesë për të vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjeçari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjëherë policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Aktualisht vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here