Hyn në fuqi marrëveshja kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

0
79

Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për kontrollimin e përbashkët të pikave kufitare mes dy vendeve, ka hyrë në fuqi të hënën më 31 korrik.

Në pikën kufitare në juglindje të Shqipërisë, Qafë Thanë, do të ketë vetëm një pikë ndalese, e cila do ta lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, inspektuan pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u prezantua nisma “One stop shop” (një ndalesë, një kontroll), mes dy vendeve.

Të dy kryeministrat vlerësuan se lehtësitë në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave vijnë “si rezultat i Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet “janë shembull se si duhet të sillen dy shtete fqinje”, ndërsa theksoi se mes gjithë vendeve të Ballkanit nuk duhet të ketë kufij.

Shkruaj nje koment