Hysenllari: Në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash

1
174

Ministria e Mbrojtjes informoi sot përmes drejtorit të Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, Robert Hysenllari, se i gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të vendit.

Sipas tij, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash ndërsa në qarkun Shkodër janë përmbytur 1 mijë e 400 hektarë tokë.

Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në zonat malore, në lartësitë 700 – 800 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Sipas Hysenllarit, niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here