I aksidentuari efektiv i policisë së burgut

Fier. I plagosuri pak minuta më parë në qëndër të qytetit rezulton të jetë polic efektiv në burgun e sigurisë së lartë në Fier.

Ai quhet Xhovalin Pëllumbi rreth të 60-ve banues në fshatin Ferm njësia administrative Dërmënas të bashkisë Fier.

Pëllumbi ka qënë duke udhëtuar drejt vëndit të punës me biçikletë. Në qëndër pranë bashkisë një automjet me targë Tr. 2653A i ka ndërprerë lëvizjen në rreth-rrotullim duke e plagosur rëndë. Sipas policisë në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit ka qënë drejtuesi i mjetit.Ndonëse i plagosur rëndë burime nga spitali u shprehën për Jugunews.net se polici i plagosur është jashtë rrezikut pér jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve..

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment