“I am Edi Rama, I am Corona”

0
137

Nga Erl Kodra
Tërmeti i 26 Nëntorit ishte fatkeqësia e shqiptarëve, por Edi Rama e kalëroi pa pikën e mëshirës. Katër ditë pas tërmetit, unë pata shkruar tekstin “I am the King, I am Edi Rama”. Në të vërtetë, ai u soll pikë për pikë ashtu siç e pata parashikuar unë; madje ai tejkaloi pritshmëritë e mia.
Në Italinë fqinje mbërriti virusi i frikshëm, që në të vërtetë, ka vdekshmëri shumë të lartë, krahasuar me epidemitë e tjera virusale. Deri më tani, sipas statistikave zyrtare kineze, Shkalla e Vdekshmërisë është 2.1 % në shkallë kombëre, 4.9% Ëuhan, 3.1% Hubei, dhe 0.16% në provincat e tjera. Këto të dhëna janë raportuar nga NHC e Kinës.
Sipas të gjitha gjasave, shkalla mesatare vdekshmërisë është rreth ose mbi 3 % e të infektuarve. Në të vërtetë, një shkallë tepër e lartë.
Gjendja ekonomike dhe sociale e shoqërisë shqiptare është tejet e vështirë. Në të vërtetë, ajo është në kufinjtë e pamundësisë absolute. Imunologjia e shtresave të tëra të popullsisë është shumë e dobët, kjo si rezultat i kequshqyerjes, mungesës së ushqimeve me përmbajtje e nevojshme të proteinave dhe vitaminave. Specialistët e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë një organizëm i paushqyer. Familje të tëra ushqehen keq, ose shumë keq, ndërsa të tjera hanë vetëm një vakt në ditë. Me siguri, me përhapjen e mundëshme të Koronavirusit, viktimat e para do të jetë kjo shtresë e popullsisë.
Kontrollet dhe masat që ka marrë qeveria janë qesharake. Ka dy ditë që Italia gjendet nën alarm kombëtar nga përhapja e virusit, ndërsa janë shënuar 3 viktima dhe mbi 100 të infektuar.
Shqipëria vazhdon njëlloj rutine vrastare, ku shihen disa bluza të bardha, teksa bredhin duke u zgërdhirë në terminalet e trageteve të sapoardhur nga Italia. Asgjë më shumë.
Kjo sjellje është tronditëse. Është çmenduri fatale.
Unë jam i bindur se Edi Rama e dëshiron Koronavirusin në Shqipëri. Sepse, në rrethanat aktuale, ai nuk mund të gjejë aleat më të mirë se sa “armën” që ngjall frikë, shkakton gjendjen e rëndë, vdekjet. Kjo lloj situate do të “forconte” shtetin në emër sigurisë publike, dhe, në këto rrethana, në plan të parë do të ishte mbijetesa, asgjë tjetër.
Unë u bëj thirrje mjekëve, atyre që u dhimbset vërtetë ky popull i mjerë, të marrin masat urgjente që gjendja në terren të ndryshojë. Përdryshe, në një përhapje të mundëshme të epidemisë, me siguri edhe Shqipëria mund të vihet në karantinë ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here