
Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar përmes avokatit të tij, masën ‘arrest me burg’ e marrë në mungesë.
Ishte avokati Henrik Ligori , ai i cili dorëzoi kërkesën ku kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO.
Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve.
Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet